Ndërlidhjet

logo-print

Birmani: Junta dëshiron ndihma, por jo të huaj


Qeveria ushtarake e Birmanisë la të kuptohet se dëshiron ndihma humanitare, por jo edhe punonjës humanitarë ndërkombëtarë për t'u përballur me pasojat e ciklonit Nargis.

Ministria e Jashtme tha se i ka dhënë prioritet pranimit të ndihmave të huaja, por shpërndarja e tyre nëpër zonat e goditura do të bëhet nga shtetasit e Birmanisë.

Kombet e Bashkuara dhe agjencitë tjera janë ankuar se Birmania i zvarrit shumë procedurat për lëshimin e vizave.
XS
SM
MD
LG