Ndërlidhjet

Rupel: Në Serbi ka shtet brenda shtetit


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel ka deklaruar se forcat e së kaluarës në Serbi janë ende faktor i rëndësishëm, dhe veprojnë nga prapavija si shtet brenda shtetit.

Duke folur në forumin "Evropa", Rupel theksoi se ato forca qëndrojnë pas atentatit ndaj ish kryeministrit serb Zoran Xhingjiq, si dhe i mbrojnë të akuzuarit e Tribunalit të Hagës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq.

Ish koordinatori i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek tha se Serbia ballafaqohet me transformim të vështirësuar, dhe se duhet t'i "përpunojë" traumat e numërta nga e kaluara, por që të rritet do t'i duhet kohë.
XS
SM
MD
LG