Ndërlidhjet

Rehn: Serbët të votojnë kandidatët pro-evropianë


Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, u ka bërë thirrje serbëve që të votojnë për kandidatët pro-evropianë në zgjedhjet e së dielës.

"Serbia përballet me vendim kritik këtë fundjavë. Mbështetja për grupin demokratik pro-evropian dhe për grupin nacionalist është pothuaj e barabartë. Shpresoj se Serbia do të kthehet drejt Evropës, sepse do të ishte më mirë për Serbinë dhe për Evropën", ka thënë Rehn për radion finlandeze.

Rehn tha se marrëveshja me Bashkimin Evropian u jep serbëve mundësi konkrete brenda Evropës, ndërsa fitorja e nacionalistëve mund të ndalë integrimin evropian.

Anketat tregojnë se radikalët kanë mbështetjen e 36% të votuesve, ndërsa tabori pro-reformator i Boris Tadiqit - 35 %.
XS
SM
MD
LG