Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet në Liban


Në Liban edhe sot vazhduan përleshjet ndërmjet luftëtarëve të Hezbollahut, të cilët gëzojnë mbështetje nga Irani dhe Siria, dhe ithtarëve të qeverisë së kryeministrit Fuad Siniora, e cila e gëzon mbështetjen e Perëndimit.

Të paktën 10 veta janë vrarë dhe 20 janë plagosur.

Përleshjet filluan të mërkurën, pasi qeveria u përpoq ta mbyllë një rrjet telekomunikimi të Hezbollahut.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e quajti hapin "shpallje lufte" nga ana e qeverisë, për të cilën thotë se kontrollohet nga politikani anti-sirian, Walid Jumblat.

Raportet e sotme thonë se Hezbollahu ka vënë nën kontroll zona të mëdha të Bejrutit dhe e ka mbyllur një televizion proqeveritar.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u ka kërkuar palëve t'i kthehen dialogut, ndërsa Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Hezbollahut t'i ndërpresë aktet "përçarëse".
XS
SM
MD
LG