Ndërlidhjet

Realiteti përballë shtetësisë së Kosovës


Ura qendrore në Mitrovicë
Ura qendrore në Mitrovicë

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, qytetarët e saj janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për detyrimet që vijnë me shtetësinë. Për shumicën e banorëve pavarësia ishte vërtetë odë gëzimi, për serbët vazhdon të jetë e papranueshme.


Për shumicën e banorëve të Kosovës ishte vërtetë odë gëzimi kur vendi i tyre shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Violinisti Gëzim Latifi, sikurse edhe shumica e shqiptarëve, ishte përplot me optimizëm në ditët para shpalljes së pavarësisë.

Për të festuar, Latifi ka marrë pjesë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, duke ekzekutuar Simfoninë e Nëntë të Bethovenit, himnin e Bashkimit Evropian, "Odë Gëzimi".

Është herët ende për të thënë se festimet kanë marrë fund, por realiteti është përballur me Latifin dhe bashkëqytetarët e tij – shqiptarë dhe serbë.

Ruzhica Bozhoviq, sikurse edhe pjesa dërmuese e atyre që jetojnë në pjesën serbe të qytetit të ndarë të Mitrovicës, e kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovë dhe vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të Serbisë.

"Nuk është e lehtë fare për mua kur dëgjoj se një shtet i ri ekziston. Të jem e sinqertë, kjo nuk do të thotë gjë për mua, sepse rrënjët dhe karriera ime janë këtu, sikurse edhe të fëmijëve të mi, shpresoj. Do të vazhdojmë të jemi këtu, nuk synojmë të largohemi kurrë nga Mitrovica", thotë Bozhoviq.

Vetë Serbia, e cila e ka kundërshtuar ashpër humbjen e asaj që e konsideron si vendlindje të kombit serb, ka nxitur debatet se do të marrë Mitrovicën dhe rajonet tjera të banuara me serbë nën pushtetin e saj.

Një mundësi e këtillë shkurajon Gëzim Latifin, violinistin që ëndërron për një shtet gjithëpërfshirës, pa dallime etnike apo fetare.

I pyetur se çka do t'u thoshte atyre që bëjnë thirrje për ndarjen e Mitrovicës, 21-vjeçari thotë se kufijtë aktualë të Kosovës duhet të mbeten të paprekur.

"Do t'u thosha se Mitrovica nuk mund të ndahet. Kufijtë e Kosovës tashmë janë përcaktuar dhe misioni i Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës, sepse tani jemi shtet dhe fjala jonë ka peshë", thotë Latifi.

Një plan i këtillë ekziston në fakt, ai i Martti Ahtisaarit, i cili parasheh një mbikëqyrje ndërkombëtare që do të shoqëronte pavarësinë e Kosovës, por mund të kalojnë edhe vite të tëra derisa ai të finalizohet.

Kosova synon që të marrë më shumë përgjegjësi në muajin qershor, atëherë kur Kushtetuta e saj hyn në fuqi.

Por, fillimisht, do të jetë zëri i serbëve ai që do të dëgjohet, me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë këtë fundjavë.

Darko Millosheviq, një serb që jeton në Mitrovicë, thotë se mënyra më e mirë për të shmangur çdo ndërlikim në të ardhmen, është të gjendet një kompromis, nëpërmjet të të cilit shteti i Serbisë do të funksiononte në këtë territor.

Për të, zgjedhjet serbe të 11 majit shënojnë një mundësi për qytetarët e Mitrovicës që ta bëjnë të ditur dëshirën e tyre.

"Kam thënë edhe më herët se ne duhet të kemi lidhjet tona me shtetin e Serbisë dhe në këtë mënyrë të shprehim mendimet tona. Mendoj se kjo do të ishte pasqyra më realiste dhe njerëzit që jetojnë këtu, do ta dinin se janë në Serbi dhe se dikush qëndron prapa tyre", thotë Millosheviq.

Por, në jug të Mitrovicës, një qytetar shqiptar, nuk pranon t'i nënshtrohet këtyre kundërthënieve.

"Jam i vjetër dhe kam pritur kaq gjatë për pavarësinë. Jam shumë i lumtur që ndodhi më në fund, pavarësisht nga fakti se gjërat po lëvizin ngadalë. Nuk jam i shqetësuar. Ka lindur një shtet i ri".

The Divided City Of Mitrovica
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:48 0:00
XS
SM
MD
LG