Ndërlidhjet

Birmani: Regjimi ushtarak bllokon ndihmat e KB


Kombet e Bashkuara njoftuan sot se regjimi ushtarak në Birmani ka marrë nën kontroll të gjitha ndihmat humanitare që janë dërguar në vend për viktimat e ciklonit.

Zëdhënësi i Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara, Paul Risley tha se e gjithë ndihma që përfshinte 38 ton ushqim është konfiskuar.

Ai tha se organizata do të suspendojë dërgimit e mëtejshëm të ndihmave derisa çështja të zgjidhet.

Më herët, Kombet e Bashkuara kritikuan qeverinë ushtarake të Birmanisë për refuzimin që i bënë hyrjes në vend të punëtorëve humanitarë.

Autoritetet e Birmanisë njoftuan se gati 23 mijë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 42 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Ndërkaq rreth 1 milion njerëz kanë mbetur pa strehë.
XS
SM
MD
LG