Ndërlidhjet

SHBA akuzojnë Iranin dhe Sirinë për nxitje të dhunës në Liban


Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin dhe Sirinë për nxitje të dhunës në Liban, ku grupi shiit Hezbollah, ka vënë nën kontrroll pjesë të mëdha të Beirutit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke shqyrtuar bashkë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara aksionin e mundshëm kundër përgjegjësve për luftimet që kanë lënë së paku 11 të vdekur.

"Ne jemi të shqetësuar me aksionet e fundit të Hezbollahut. Kërkojmë nga Hezbollahu të ndalë synimet për të sfiduar vendimet e marra në rrugë të ligjshme nga qeveria demokratike e Libanit. Ne gjithashtu kërkojmë nga Irani dhe Siria të ndalin mbështetjen e tyre për Hezbollahun dhe destabilizimin e Libanit", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Xhondroe.

Luftëtarët e Hezbollahut u konfrontuan me qeverinë e Libanit që mbështetet nga Perendimi pasi që qeveria kishte tentuar të frenonte ndikimin e grupit shiit.
Aksionin e Hezbollahut qeveria e cilësoi një "grushtet të armatosur".
XS
SM
MD
LG