Ndërlidhjet

Afganistan: policia vret dy protestues


Zyrtarët lokalë në Afganistan thanë se të paktën dy veta janë vrarë kur policia ka hapur zjarr për të shpërndarë një protestë, ku pjesëmarrësit i akuzonin forcat ndërkombëtare për vrasje të civilëve.

Përleshjet shpërthyen në provincën lindore Nangarhar kur qindra demonastrantë u përpoqën të bllokojnë rrugën kryesore.

Ata protestojnë për atë që e quajtën vrasje të tre civilëve gjatë një operacioni të forcave të koalicionit kundër militantëve.

Qeveria afgane tha se është duke i hetuar pohimet e fshatarëve.
XS
SM
MD
LG