Ndërlidhjet

Bagdad: Milicitë shiite dakordohen për armëpushim


Një bashkëpunëtor i klerikut radikal shiit, Muqtada al-Sadr, tha se njerëzit e tij janë dakorduar për armëpushim që t'u japin fund luftimeve disa javëshe në Bagdad.

Zëdhënësi Sheikh Salah al-Obeidi tha se marrëveshja që është arritur me zyrtarët irakianë, do të hyjë në fuqi të dielën.

Zëdhënësi i qeverisë, Ali al-Dabbagh, e ka konfirmuar marrëveshjen për agjencinë Reuters.

Qindra njerëz janë vrarë deri tash në përleshjet e forcave amerikane dhe atyre irakiane kundër militantëve në lagjen Sadr City të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG