Ndërlidhjet

Basesku: Bukureshti nuk do ta njohë Kosovën


Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, ka përsëritur sot se Bukureshti edhe më fuqishëm e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë i ka njoftuar ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Një një intervistë për televizionin rumun, Basesku tha se Rumania nuk e ndryshon qëndrimin e saj për sa i përket Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

Ai ka saktësuar se çështja e Kosovës nuk ka qenë në agjendë në Samitin e NATO-s në Bukuresht, sepse kësaj i janë kundërvënë Spanja dhe Rumania.

Basesku ka thënë se njëri nga qëllimet më të rëndësishme për Rumaninë është që Serbia dhe Ukraina të bëhen anëtare të NATO-s.
XS
SM
MD
LG