Ndërlidhjet

Hezbollahu filloi tërheqjen nga Bejruti


Hezbollahu filloi t'i tërheqë pjesëtarët e armatosur nga Bejruti, duke lënë rrugët e qytetit nën kontrollin e armatës së Libanit pas luftimeve disa ditëshe me forcat qeveritare që gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Televizioni i Hezbollahut tha se forcat kundërshtare të Hezbollahut do të tërhiqen nga Bejruti në pajtim me kërkesën e ushtrisë, por shtoi se fushata e "mosdëgjueshmërisë qytetare" do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave.

Luftimet filluan kur qeveria e Libanit u përpoq të frenojë ndikimin e grupit shiit, i cili mbështetet nga Siria dhe Irani.

Sot kryeministri i Libanit Fuad Siniora tha se shteti nuk do të bjerë në duart e Hezbollahut, pasi grupi shiit vuri nën kontroll pjesë të mëdha të Bejrutit.

Të paktën 25 njerëz janë vrarë në luftimet.
XS
SM
MD
LG