Ndërlidhjet

logo-print

Birmani: Referendum për kushtetutën


Në Birmani mbahet referendumi për kushtetutën e re të propozuar nga junta ushtarake, përkundër apeleve nga bashkësia ndërkombëtare që votimet të shtyhen për shkak të ciklonit që shkaktoi viktima të shumta.

Referndumi mbahet në të gjithë anët e venduit, përveç në zonat e prekura nga cikloni.

Junta ushtarale po përballet me kritika të shumta nga mbarë bota për mënyrën e përballjes me krizën.

Kombet e Bashkuara thonë se 1.9 milionë njerëz kanë nevojë uirgjente për ushqim, ujë të pijshëm dhe medikamente.

Radioja shtetërore e Birmanisë ka njoftuar se rreth 60 mijë njerëz kanë vdekur apo konsiderohen të zhdukur, ndërsa zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara kanë vlerësuar se bilanci i të vdekurve mund të shkojë në 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG