Ndërlidhjet

Sudan: Vihet në shtetrrethim kryeqyeti


Ushtria e Sudanit ka vënë në shtetrrethim kryeqytetin Kartum, pasi kryengritësit e Darfurit thanë se kanë marrë nën kontroll pjesën perëndimore të vendit.

Dëshmitarët thonë se ushtria e mbështetur nga helikopterë, ka mobilizuar zonën. Kjo është pjesë më e afërt e kryeqytetit, në të cilën janë afruar rebelët deri më tash.

Ministria e Brendshme e Sudanit, në komunikatën e saj, apeloi për qetësi si dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda shtëpive.
XS
SM
MD
LG