Ndërlidhjet

Hyn në fuqi armëpushimi midis forcave irakiane dhe Al Sadrit


Sot, pritet të nisin efektet e armëpushimit, të arritur midis qeverisë irakiane dhe luftëtarëve shiitë, lojalë, ndaj kleriukut Moktada al Sadër.

Ushtria amerikane dhe trupat irakiane kanë zhvilluar luftime me militantët për javë të tëra, përderisa ka pasur qindra të vdekur.

Megjithatë, korrepsodentët njoftojnë se armëpushimi nuk do të ndalë dhunën.

Ekzistojnë disa grupe të vogla militantësh që nuk janë pajtuar me thirrjen për armëpushim të bërë nga kleriku Al Sadër.

Ndërkohë, ushtria irakiane tha se ka nisur një operacion në qytetit verior të Mosulit kundër Al Kaidës në Irak.

Ushtria amerikane njoftoi se po i ndihmon operacionit.
XS
SM
MD
LG