Ndërlidhjet

Nisin bisedimet Iran-KB


Zyrtarët iranianë dhe ata të Kombeve të Bashkuara pritet që sot t'i rifillojnë bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

I dërguari iranian në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore tha se bisedimet do të zgjasin tri ditë.

Irani dhe Kombet e Bashkuara kanë mbajtur dy raunde bisedimesh gjatë prillit, në lidhje me dyshimet se Irani po tenton të zhvillojë armë bërthamore.

Këto pohime janë hedhur poshtë nga Teherani, duke thënë se programi bërthamor ka për qëllim vetëm furnizimin me energji elektrike.
XS
SM
MD
LG