Ndërlidhjet

Blloku pro-evropian fiton zgjedhjet në Serbi


Koalicioni i partive pro-evropiane ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, mirëpo nacionalistët thonë se ata kanë mundësi të formojnë qeverinë e re.


Sipas rezultateve preliminare nga organizatat e pavarura, blloku pro-evropian i presidentit Boris Tadiq ka fituar 39 % të votave, 10% më shumë se Partia Radikale e Serbisë.

Tadiq ka paralajmëruar formimin e qeverisë shumë shpejtë, duke shtuar se blloku i tij ka fituar për të ardhmën evropiane të Serbisë.

"Kjo është një fitore e madhe për Serbinë, për demokracinë në Serbi dhe për të ardhmën evropiane", ka thënë Tadiq.

Lideri i radikalëve, Tomislav Nikoliq, megjithatë, ka paralajmëruar se partia e tij, së bashku me aleatët e saj, mund të formojë qeverinë e re.
Të dhënat jozyrtare thonë se koalicioni i partive nacionaliste, së bashku mund të mbledhë afër 50 për qind të 250 ulëseve të Kuvendit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG