Ndërlidhjet

Kinë: 900 studentë nën rrënoja


Rreth 900 studentë kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit 7.8 ballë të shkallës Rihter, që ka goditur jugperëndimin e Kinës.

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se është konfirmuar vdekja e mbi 100 personave.

Vëzhguesit gjeologjikë të Shteteve të Bashkuara njoftuan se epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Çeng Du.

Dridhjet e tërmetit u dëgjuan në Shangai, Tajvan, Bankok dhe Hanoi.

Presidenti Hu Jintao tha se ekipet e shpëtimit janë përgatitur menjëherë, ndërkaq kryeministri kinez ka udhëtuar drejt rajonit të goditur.
XS
SM
MD
LG