Ndërlidhjet

logo-print

BE: Të krijohet shpejt Qeveria serbe


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Serbi.

Solana ka kërkuar "krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, e cila duhet të jetë e angazhuar për reformat që çojnë drejt Evropës".

Solana ka shtuar se Serbia tani është në një pozitë që mund të përparojë shpejt.

Sllovenia, si vend kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, është shprehur e kënaqur me fitoren e bllokut të partive pro-evropiane në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel, tha se fitorja e forcave pro-evropiane në Serbi ka qenë synim edhe i Brukselit.
XS
SM
MD
LG