Ndërlidhjet

Thaçi: Fitorja e Tadiqit nxit stabilitetin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se fitorja e bllokut të partive të drejtuara nga presidenti Boris Tadiq, nxit stabilitetin në Ballkan.

Thaçi i tërhoqi vërejtjen Serbisë që të mos ndërhyjë në Kosovë.

"Mesazhi im për presidentin Tadiq është që të mendojë më shumë për Brukselin dhe NATO-n, sesa për Kosovën", ka thënë kryeministri Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.

Ai ka shtuar se "Presidenti Tadiq e di se Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik".
XS
SM
MD
LG