Ndërlidhjet

Kinë: Afro 5000 të vdekur nga tërmeti


3000 deri në 5000 llogaritet numri i viktimave nga tërmeti 7.8 ballë i shkallës Rihter, që goditi jugperëndimin e Kinës.

Burimet zyrtare kineze bëjnë të ditur se 10 mijë persona mund të jenë lënduar.

Vëzhguesit gjeologjikë të Shteteve të Bashkuara njoftuan se epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Çeng Du.

Dridhjet e tërmetit u dëgjuan në Shangai, Tajvan, Bankok dhe Hanoi.

Presidenti Hu Jintao tha se ekipet e shpëtimit janë përgatitur menjëherë, ndërkaq kryeministri kinez ka udhëtuar drejt rajonit të goditur.
XS
SM
MD
LG