Ndërlidhjet

Moska të shohë politikat ndaj Gjeorgjisë


Lituania dhe Ukraina i kanë bërë thirrje Rusisë që të rishohë politikat lidhur me dy rajonet e Gjeorgjisë, Abkazinë dhe Osetinë Jugore, që kërkojnë shkëputje.

Presidentët e Ukrainës dhe Lituanisë, përkatësisht Jushçenko dhe Adamkus, përmes një deklarate kërkuan nga të gjitha palët që të ndërmjetësojnë për t'i dhënë fund të ashtëquajturave konflikte të ngrira në rajon.

Moska, së fundi ka rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për Abkazinë dhe Osetinë Jugore dhe ka shtuar trupat ushtarake.
Deklarata përkoi me vizitën e pesë ministrave të jashtëm evropianë në Gjeorgji.

Abkazia sot bëri të ditur se ka rrëzuar dy aeroplanë vëzhgues pa pilotë të Tbilisit.
XS
SM
MD
LG