Ndërlidhjet

DASH: Vendimet varen nga vetë serbët


Shtetet e Bashkuara urojnë që Serbia të shohë përpara pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të fundjavës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak, shtoi se vendimet, megjithatë, janë në dorë të drejtuesve dhe popullit serb.

"Të dhënat paraprake tregojnë se një parti ka mundësinë që të drejtojë përpjekjet për të formuar një koalicion qeveritar".

"Vendimet rreth koalicioneve varen nga populli serb dhe varet nga udhëheqësit e Serbisë se çfarë raportesh do krijojnë nga pikëpamja politike".

"Ne e kemi nxitur Serbinë të shohë përpara dhe jo nga e shkuara, të shohë drejt një të ardhmeje të ndryshme, një të ardhmeje tjetër me Evropën dhe Bashkimin Evropian", tha McCormak.
XS
SM
MD
LG