Ndërlidhjet

Bush udhëton drejt Lindjes së Mesme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, fillon sot turneun në Lindjen e Mesme, që konsiderohet të jetë vizita e tij e fundit në rajon gjatë mandatit presidencial.

Bush do të marrë pjesë në manifestimet për 60 vjetorin e krijimit të shtetit izraelit, që mbahen nesër dhe pasnesër.

Ai, gjithashtu, pritet t'i inkurajojë izraelitët dhe palestinezët për të arritur marrëveshje paqeje, para se ai ta lë detyrën në janar të 2009-ës.

Bush do të vizitojë pastaj Arabinë Saudite dhe Egjiptin, ku gjatë fundjavës do zhvillojë bisedime me liderët e rajonit, përfshirë kryeministrin e Libanit, Fuad Siniora.
XS
SM
MD
LG