Ndërlidhjet

Solana: BE përkrah një qeveri stabile në Serbi


Bashkimi Evropian do të përkrahë secilën qeveri serbe që është stabile, ka deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana.

Ai shtoi se votuesit serbë kanë zgjedhur atë që shumica e dëshiron.

Solana shfaqi shpresën se në bazën e rezultateve zgjedhore do të formohet një koalicion dhe qeveri, e cila do t'i lëvizë mjetet dhe potencialet në drejtim të Bashkimit Evropian.

"Ne do të dëshironim një koalicion stabil, sepse është më mirë të bashkëpunohet me një qeveri stabile, me qëllim të lëvizjes së shpejtë përpara të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga ana jonë, si dhe qeveria gjithashtu të zbatojë kushtet jo vetëm të BE-së, por edhe të komunitetit ndërkombëtar", ka thënë Solana.
XS
SM
MD
LG