Ndërlidhjet

80 të vdekur nga sulmet me bomba ne Indi


Ka arritur në më shumë se 80 numri i të vdekurve nga seria e shpërthimeve që ndodhën në qytetin Jaipur të Indisë.

Policia thotë se rreth 150 njerëz u plagosën nga së paku shtatë shpërthime që ndodhën në qytetin, i cili është i popullarizuar për turizëm.

Autoritetet i përshkruan sulmet me bomba si akte terroriste dhe kanë sugjeruar se militantët islamikë mund të jenë përgjegjës për sulmet.

Mirëpo, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG