Ndërlidhjet

Britania përkrah integrimin e Turqisë në BE


Mbretëresha Elizabeta e Dytë, në ditën e parë të vizitës së saj në Turqi, ka shprehur mbështetjen e Britanisë për përpjekjet e Turqisë që të integrohet në Bashkimin Evropian.

Duke folur në banketin e organizuar për nder të saj, në Ankara, Mbretëresha e përshkroi Turqinë si një demokraci të sigurt dhe dinamike.

Më herët, Elizabeta e Dytë vuri kurora lulesh te varri i Kemal Ataturkut, si dhe takoi presidentin Abdullah Gyl.
XS
SM
MD
LG