Ndërlidhjet

Kinë: 15.000 të vdekur nga tërmeti


Forcat kineze kanë arritur në fshatrat e largëta, që u shkatërruan nga tërmeti i fuqishëm para dy ditësh.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua, tha se bilanci zyrtar i të vdekurve ka arritur në rreth 15 mijë njerëz. Mediat shtetërore njoftuan për mijëra të tjerë të mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

Autoritetet kanë dislokuar dhjetëra-mijëra trupa për operacionet e shpëtimit dhe për t'u shpërndarë ndihma të mbijetuarve.

Tërmeti me fuqi 7.9 shkallë të Rihterit u cilësua si më vdekjeprurësi që ka goditur Kinën në tri dekadat e fundit.
XS
SM
MD
LG