Ndërlidhjet

Bush: Izraeli, demokracia e vetme në rajon


Presidenti amerikan, George Bush, e quajti Izraelin e vetmja demokraci e vërtetë në Lindjen e Mesme, në fillim të vizitës së tij me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit.

Duke folur pranë kryeministrit Ehud Olmert në Jerusalem, Bush tha se Izraeli, megjithëse një demokraci e suksesshme, është i kërcënuar nga terrorizmi.

"Ja ku jemi në zemrën e një demokracie që lulëzon, por, megjithatë, ajo demokraci, ashtu si dhe demokracitë tjera, po sfidohet nga ekstremistët dhe terorristët, nga njerëzit që duan të përdorin dhunën në përpjekjet për ta shtyrë përpara vizionin e errët të botës", tha presidenti Bush.

Ai do të flasë sonte në konferencën përkujtimore në Jerusalem, në të cilën marrin pjesë liderë të shumtë botërorë.
XS
SM
MD
LG