Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: John Edwards mbështet Obamën


Ish-kandidati presidencial demokrat, John Edwards, ka mbështetur Barack Obaman si kandidat të demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Të dy demokratët në garë, senatorët Obama dhe Clinton, kanë kërkuar mbështetjen e Edwards.

"Është një njeri që e di dhe e kupton se kjo është kohë për udhëheqje të fortë. Ekziston një njeri që di të krijojë ndryshimin, ndryshimin e thellë, që fillon nga rrënjët. Ekziston një njeri që e di në zemrën e tij se është koha të krijojmë një Amerikë dhe jo dy. Ky njeri është Barack Obama", the Edwards.

Kuvendi i përgjithshëm i demokratëve që zgjedh kandidatin për president, mbahet në gusht.
XS
SM
MD
LG