Ndërlidhjet

Palestinezët shënojnë 60 vjetorin e "katastrofës"


Palestinezët, sot, shënojnë 60 vjetorin e asaj që e quajnë "katastrofë", apo siç njihet në arabisht Al-Nakba, e që ka të bëjë me krijimin e shtetit të Izraelit.

Kjo datë do kujtohet me protesta në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor. Lufta që pasoi shpalljen e pavarësisë së Izraelit më 1948, solli 700 mijë palestinezë të zhvendosur e të dëbuar nga forcat izraelite.

Lufta që përfundoi në vitin 1949 bëri që Izraeli të kontrollojë 50% më shumë territor se çfarë i kishte njohur plani i ndarjes i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG