Ndërlidhjet

logo-print

Rusia, Kina, India: Bisedime shtesë për Kosovën


Ministrat e Jashtëm të Indisë, Kinës dhe Rusisë kanë kërkuar rifillimin e bisedimeve mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me mosmarrëveshjet për statusin.

"Rusia, India dhe Kina bëjnë thirrje për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar dhe për të arritur një marrëveshje mes palëve në të gjitha problemet", tha shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Ai përsëriti se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet "ekskluzivisht mbi bazën e ligjit ndërkombëtar".
XS
SM
MD
LG