Ndërlidhjet

logo-print

Nishani: Shqipëria lufton krimin e organizuar


Shqipëria i ka shpërbërë organizatat kryesore kriminale dhe i ka prerë lidhjet e tyre politike, por "lufta nuk është fituar", ka thënë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

"Ne kemi arritur që t'i presim lidhjet e mafias me botën politike dhe t'i shpërbëjmë bandat", ka thënë Nishani për AFP-në.

"Organizatat kriminale shqiptare kanë qenë të akuzuara për vrasje dhe trafikim të drogës, armëve dhe të njerëzve", ka thënë ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Por, Nishani ka pranuar se "nuk mund të thotë që lufta është fituar", dhe ka shtuar se "gjithmonë do të ketë përpjekje që Shqipëria të përdoret si pikë tranziti për narkotikët apo për trafikimet tjera".
XS
SM
MD
LG