Ndërlidhjet

Kosova dhe Shqipëria eksplorojnë projektet e përbashkëta


Kosova dhe Shqipëria kanë filluar t'i eksplorojnë mundësitë për t'i afruar sa më shumë ekonomitë e tyre, duke u fokusuar në projekte të energjisë, infrastrukturës dhe tregtisë, transmeton Reuters.

"Energjia është një nga sfidat më të mëdha për botën dhe Ballkanin. Vërtet, ne nuk duhet ta humbim rastin e harmonizimit, jo vetëm të politikave, por edhe të projekteve", tha ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, Genc Ruli, pas takimit me homologen nga Kosova, Justina Pula-Shiroka.

"Në një të ardhme shumë të afërt, mund të kemi një sistem efikas. Natyrisht, ne duhet të bashkëpunojmë jo vetëm si vëllezër të një gjaku, por edhe si fqinj, që i synojnë mundësitë e mëdha", tha Ruli.

Ministrja Shiroka tha se "Kosova ofron mundësi të jashtëzakonshme për investimet private dhe partneritet në prodhimtarinë e minierave dhe të elektranave. Kosova i vlerëson potencialet e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë", tha Shiroka.
XS
SM
MD
LG