Ndërlidhjet

Moskë: NATO destabilizon Gjeorgjinë


Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se vendet e NATO-s po kontribuojnë për shtimin "destabilizues" të forcave të armatosura në Gjeorgji.

Ministria tha në një deklaratë se "anëtarët e NATO-s dhe vendet tjera gradualisht po furnizojnë Gjeorgjinë me ndihma ushtarake".

Presidenti Mikheil Saakashvili është zotuar që të rikthejë kontrollin mbi dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.

Dy rajonet u shkëputën në luftërat e viteve të 1990-ta, por Saakashvili ka thënë se shpreson që të shmangë çdo konflik ushtarak.
XS
SM
MD
LG