Ndërlidhjet

Kuçi: Kërkesa e Rusisë është iracionale


Zëvendës kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi e ka quajtur iracionale kërkesën e Rusisë, që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën ta rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Kuçi ka vlerësuar se njohja e pavarësisë së Kosovës po vazhdon me intenzitetin e duhur, ndërsa Prishtina prêt që këtë ta bëjë edhe Rusia.

"Rusia ende nuk ka qasje reale ndaj zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë. Mendoj se ky është qëndrim iracional", tha Kuçi.

Sot në Moskë, ministrat e Jashtëm të Indisë, Kinës dhe Rusisë kërkuan rifillimin e bisedimeve mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

"Ne folëm për çështjen e Kosovës. Ne besojmë se ajo duhet të zgjidhet vetëm në kuadër të ligjit ndërkombëtar. Deklarata jonë i përmban qëndrimet tona se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës e cënon rezolutën 1244. Rusia, India dhe Kina janë për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG