Ndërlidhjet

Sllovenia hap ambasadën në Prishtinë


Shefi i Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, Vojko Volk e ka njoftuar sot presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për vendimin e presidentit slloven Danilo Tirk, që Sllovenia të hapë ambasadën në Prishtinë.

"Sllovenia do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë Republikën e Kosovës me qëllim të avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve", tha Volk, i cili do të ushtrojë detyrën e të ngarkuarit me punë në ambasadën sllovene.

Duke theksuar ndihmën e madhe që Sllovenia i ka dhënë dhe i jep Kosovës, presidenti Sejdiu tha seinstitucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të përcaktuar për thellimin e marrëdhënieve tejet të mira me Slloveninë.
XS
SM
MD
LG