Ndërlidhjet

Dalai Lama: Autonomi kulturore për Tibetin


Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama, sot bëri thirrje për më shumë autonomi kulturore në Tibet, por theksoi se ai nuk do të dëshironte ta shohë të pavarur nga Kina.

Dalai Lama i bëri këto komente në Gjermani, pas një takimi me kryeministrin konservator të landit Hesse.

Kina, e cila pohon se Tibeti ka qenë territor i saj për shekuj me radhë, vazhdimisht ka protestuar për takimet e Dalai Lamës me zyrtarët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG