Ndërlidhjet

Rusia favorizon baza ushtarake në Abkhazi


Kreu i forcave ajrore të Rusisë është raportuar të ketë thënë se ai favorizon stacionimin e bazave ushtarake në Abkhazi, rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Gjeorgjia u përgjigj duke paralajmëruar se një hap i tillë do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Agjencia ruse e lajmeve RIA e citoi shefin e forcave ajrore Aleksandr Zelin, të ketë thënë se ai e ka miratuar idenë për stacionimin e një baze të pajisur mirë në Abkhazi, një ditë pasi presidenti i Abkhazisë separatiste, Sergei Bagapsh e ftoi Moskën që të nënshkruajë marrëveshje ushtarake me rajonin.

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë tha se fjalët e Zelin janë të "papërgjegjshme".
XS
SM
MD
LG