Ndërlidhjet

KB: Rezolutë për refugjatët e Gjeorgjisë


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për kthimin e refugjatëve nga rajoni separatist i Gjeorgjisë, Abkhazi.

Dhjetëra-mijëra gjeorgjianë etnikë u larguan nga Abkhazia gjatë luftës civile të viteve '90.

Votimi i rezolutës bëhet në kohën e tensioneve të shtuara ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Dje, kreu i forcave ajrore ruse, gjeneral koloneli Alexander Zelin, tha se do ta mbështeste idenë për vendosjen e bazave ushtarake të përhershme ruse në Abkhazi.

Gjeorgjia i cilësoi fjalët e tij si të "papërgjegjshme".
XS
SM
MD
LG