Ndërlidhjet

Bush viziton Arabinë Saudite


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, sot e viziton Arabinë Saudite, në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme.

Bush do të takohet me Mbretin Abdullah për të shënuar 75-vjetorin e vendosjes formale të marrëdhënieve amerikano-saudite.

Pritet që presidenti Bush t'i bëjë thirrje Mbretit Abdullah që të bëjë më shumë për t'i zbutur çmimet e larta të naftës.

Dy liderët me gjasë do të diskutojnë edhe për Iranin, të cilin dy vendet e shohin si kërcënim për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Bush mbërrin në Arabinë Saudite pas vizitës tre ditëshe në Izrael.
XS
SM
MD
LG