Ndërlidhjet

Kolombo: 6 të vrarë, 50 të plagosur


Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo.

Zyrtarët thanë se sulmuesi vetëvrasës me motoçikletën e tij u përplas në një autobus policie, dhe për sulmin i akuzuan rebelët separatistë, Tigrat Tamilë.

Sulmi ndodhi në kohën e ofenzivës së qeverisë kundër Tigrave Tamilë, të cilët prej vitit 1983 luftojnë për pavarësimin e pakicës tamile nga shumica sinhaleze, e cila dominon ujdhesën.
XS
SM
MD
LG