Ndërlidhjet

logo-print

Kermabo: Misioni i BE-së në pritje të KB-ve


Bashkimi Evropian pret një sinjal nga Kombet e Bashkuara për të marrë përgjegjësitë e veta në Kosovë, në fushën e rendit e ligjit.

"Është shumë e mundshme që ne nuk do të shënojmë ndonjë përparim të posaçëm pas 15 qershorit, për aq kohë sa nuk kemi një kornizë të qartë ligjore", ka thënë kreu i misionit evropian për rend dhe ligj në Kosovë, Yves de Kermabon, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve.

"Misioni është në një lloj pritje për vendime nga Kombet e Bashkuara", ka shtuar Kermabo.

"Çdo herë që dukej se Ban Ki Moon bënte ndonjë gjest pozitiv, rusët kanë vepruar në prapaskenë për ta bllokuar atë", citon agjencia franceze e lajmeve diplomatë evropianë në Bruksel.

Por Yves de Kermabo është optimist se BE-ja do t'i përmbushë qëllimet e saj në Kosovë, edhe sikur afatet të shtyhen "për një, dy apo tre muaj".
XS
SM
MD
LG