Ndërlidhjet

Presidenti Bush viziton Egjiptin


Presidenti amerikan, George Bush, në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme sot shkon për vizitë në Egjipt.

Në vendin Sharm El Sheik presidenti Bush do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ku do të tubohen rreth 1500 politikanë dhe biznismenë botëror.

Sot gjatë ditës presidenti Bush do të takohet me presidentin e Afganistanit, Hamid Kharzai, ndërsa më pas edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Presidenti amerikan mbërriti në Egjipt pas vizitave në Izrael dhe në Arabinë Saudite.

Qëllimi i turneut të presidentit Bush në Lindjen e Mesme është që t'i japë shtysë procesit paqësor izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG