Ndërlidhjet

Kinë: Rreth 20 mijë të vdekur nga tërmeti


Zyrtarë të qeverisë kineze thanë sot se bilanci i konfirmuar i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në provincë Sichuan ka shkuar në afro 29 mijë.

Guo Weimin, zëdhënësi i Këshillit Shtetëror të Kinës, tha se rreth 200 mijë të tjerë janë plagosur nga tërmeti.

Qeveria e Kinës më parë tha se pret që numri i të vdekurve të jetë më shumë se 50 mijë.

Rreth 4.8 milionë njerëz kanë mbetur pa strehë.

Të premten janë gjetur shumë të mbijetuar, ndërsa sot u shpëtuan tre njerëz, përfshirë një turist gjerman, 110 orë pas dridhjes së tokës.
XS
SM
MD
LG