Ndërlidhjet

Mosul: Arrestohen 1.100 kryengritës


Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha sot se rreth 1.100 njerëz janë arrestuar gjatë katër ditëve të para të operacionit kundër militantëve të Al Kaedas në qytetin verior irakian, Mosul.

Zëdhënësi i ministrisë, gjeneral majori Mohammed al-Askari tha se mbi 500 nga të arrestuarit ishin në kërkim nga autoritetet.

Zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara e kanë përshkruar Mosulin si bastion i fundit urban i al-Kaedas në Irak.
XS
SM
MD
LG