Ndërlidhjet

Bush: Nafta saudite nuk e zgjidh problemin e SHBA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se është i kënaqur nga rritja e eksportit të naftës në Arabinë Saudite, por shtoi se kjo "nuk mjafton".

Më 10 maj, mbretëria vendosi ta rritë prodhimin për 300 mijë fuçi në ditë.

Bush tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta zgjërojnë kapacitetin e rafinerive, të promovojnë energjinë bërthamore dhe të vazhdojnë strategjinë për energji alternative për të zbutur krizat e karburanteve.

Bush i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Afganistanit Hamid Kharzai në pushimoren e Egjiptit, Sharm El Sheikh në Detin e Kuq.
XS
SM
MD
LG