Ndërlidhjet

Liderët botërorë kritikojnë Birmaninë


Liderët e frustruar botërorë sot i kanë kritikuar ashpër autoritetet e Birmanisë për përgjigjen e tyre të ngadaltë ndaj ciklonit shkatërrimtar të para dy javësh.

Presidenti amerikan George Bush shpalli sanksione të reja kundër Birmanisë, ndërsa kryeministri britanik Gordon Brown e denoncoi trajtimin "johuman" të juntës ushtarake ndaj rreth dy milionë të mbijetuarve.

Birmania ka pranuar pak ndihma ndërkombëtare, por agjencitë humanitare thonë se kjo është vetëm pjesë e asaj që u nevojitet zonave të goditura.

Junta sot konfirmoi se bilanci i të vdekurve është rreth 78 mijë. Televizioni shtetëror njoftoi se 56 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG