Ndërlidhjet

Bush: Marrëveshja izraelito-palestineze deri në fund të vitit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ai është "absolutisht i përkushtuar" për të arritur një marrëveshje paqësore izraelito-palestineze deri në fund të vitit.

Bush gjithashtu tha se Libani përballet me "moment përcaktues" dhe u zotua se vendi i tij do të qëndrojë pranë qeverisë properëndimore të kryeministrit Fuad Siniora kundër Hezbollahut.

Bush i bëri këto komente në Sharm El Sheikh në Egjipt, ku nesër do të mbajë një fjalim në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror.

Sot presidenti George Bush pati takime të ndara me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG