Ndërlidhjet

logo-print

Katar: Takohen krerët e fraksioneve të Libanit


Udhëheqësit rivalë të Libanit u takuan sot në Katar në përpjekje për t'u dhënë fund luftimeve të brendshme, të cilat po zgjatin tashmë dy dekada.

Bisedimet u tensionuan pasi koalicioni qeverisës ka kërkuar që në bisedime të përfshihet edhe çështja e armatimit të Hezbollahut.
Mediat raportuan se Hezbollahu e ka hedhur poshtë kërkesën, me insistimin se arsenali i grupit nuk do të preket.

Dy palët mbërritën në Katar pasi Liga Arabe ndërmjetësoi marrëveshjen, e cila i dha fund javës së luftimeve vdekjeprurëse në Liban.

Kjo është e para herë që udhëheqësit më të lartë të fraksioneve të Libanit ulen përballë njëri-tjetrit në 18 muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG