Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki Moon do vizitojë Birmaninë


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon do të vizitojë Birmaninë gjatë javës që vjen, ku do diskutojë mundësitë e ndihmës për viktimat e ciklonit.

I dërguari për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara arriti sot në Birmani, ku po tenton të bëjë presion te regjimi ushtarak për të garantuar më shumë qasje të punëtorëve humanitarë tek të mbijetuarit e ciklonit.

Organizatat humanitare thonë se mijëra fëmijë në Birmani po përballen më urinë pasi ata po marrin me vonesë ndihmat humanitare.

"Ne besojmë se pavarësisht sa njerëz janë prekur nga cikloni, 40% e tyre do jenë fëmijë. Për momentin llogarisim se 30 mijë fëmijë janë të kequshqyer", tha Amanda Weisbaum nga "Save the children" për REL.

Birmania ka njoftuar se rreth 78 mijë njerëz kanë vdekur dhe 56 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga cikloni që goditi vendin në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG